Qeveria iu lë "dy rrugë" institucioneve: Kurseni me 15% energjinë ose gjobiteni - Gazeta Express
string(75) "qeveria-iu-le-dy-rruge-institucioneve-kurseni-me-15-energjine-ose-gjobiteni"

Qeveria iu lë “dy rrugë” institucioneve: Kurseni me 15% energjinë ose gjobiteni

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 13:01

Masat e para për kursimin e energjisë elektrike në këtë kohë krize kanë nisur ndaj institucioneve shtetërore.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë me dije pas mbledhjes së qeverisë është vendosur që institucionet shtetërore, e kanë të detyruar të konsumojnë 15% më pak të energjisë në krahasim me faturat e një viti më parë.

Lexo Edhe:

Për këtë do të emërohet një administrator energjetik në çdo institucion dhe nëse për 2 muaj nuk arrihet targeti, do të gjobitet me 50 mijë lekë gjobë.

“Sot në mbledhje e Këshillit të Ministrave bëmë disa ndryshime mbi projekt aktin normativ për kohëzgjatjen e masave të emergjencës në furnizimin me energji elektrike. Ka të bëjë me masat që do të merren sa i përket instuitucioneve shtetëore. Duhet të bëhemi shembulli i parë sa i rëndësishëm është kurisimi i energjiës këto momenet.

Një punonjës që ekziston në strukturë, do të emërohet nga titullari dhe ai do të ketë target uljen e konsumit me 15% për ndërmarrjen që përfaqëson. Do të emërojmë administrator energjetik nga titullari i institucionit dhe do të ketë target uljen e konsumit të energjisë. Parashikohen edhe masat nëse për 2 muaj nuk arrihet targeti nga institucioni. Do të ketë 50 mijë lekë gjobë për administratorin ”.

/Gazeta Express