Vendimi i ERE për 800 KWh botohet në fletoren zyrtare, a është rritur çmimi i energjisë? - Gazeta Express
string(86) "vendimi-i-ere-per-800-kwh-botohet-ne-fletoren-zyrtare-a-eshte-rritur-cmimi-i-energjise"

Vendimi i ERE për 800 KWh botohet në fletoren zyrtare, a është rritur çmimi i energjisë?

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 13:14

Ndonëse Kryeministri Edi Rama ka njoftuar disa ditë më parë se nuk do kemi rritje të çmimit të energjisë për abonentët familjarë në muajin tetor, në fletoren zyrtare është botuar akti i Entit të Rregullator të Energjisë për fashën mbi 800 kWh dhe mban datën 30 shtator 2022. Sipas vendimit, kjo fashë ka filluar zbatimin që në datën 1 tetor deri në 31 dhjetor 2022.

Botimin e vendimit në fletoren zyrtare e ka sqaruar Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku.

Lexo Edhe:

Pyetje: Kryeministri deklaroi se fasha nuk do hyjë në fuqi, por u botua në fletoren zyrtare vendimi i ERE që fasha hy në fuqi nga 1 tetori

Belinda Balluku: Fasha 800 kWh, kur shprehet ERE, shprehet për miratimin e çmimit, çdo kWh mbi 800 do kushtojë 42 lekë. Kjo është detyra e ERE. Ia bëmë kërkesën në muajin shtator dhe pasi e shqyrton vendosi ta miratojë, këtu mbaron fusha e përgjegjësisë së ERE. Qeveria shqiptare ka të drejtën nëse e aplikon apo jo fashën. Jemi të lumtur që ia kemi dalë për shkak të konsumit më të ulët që nuk e aplikojmë gjatë muajit tetor. ERE ka marrë vendim mbi çmimin, qeveria ka marrë vendim në shtator dhe vazhdon ta mbajë atë vendim për të mbrojtur konsumatorët,

Balluku pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave theksoi se të gjitha institucioneve shtetërore do t’u kërkohet kursimi i energjisë elektrike deri në 15 përqind.

“Ne duhet të bëhemi shembulli i parë sesi duhet kursyer energjia dhe sa e rëndësishme është kursimi energjisë, për këtë arsye, përmes këtij projekt akti normativ ne kemi vendosur një kërkesë për të gjitha institucionet shtetërore që duhet të kursejnë 15 përqind të energjisë së konsumuar me faturën e një viti më parë. Duke nisur nga të gjitha institucionet shtetërore ne do të fusim menjëherë në fuqi emërimin e një administratorin energjetik , i cili është një punonjës që ekziston sot në çdo ndërmarrje, institucion shtetëror.

Do të emërohet nga titullari i institucionit. Administratori do të ketë si target uljen e konsumit të energjisë me 15 % për ndërmarrjen që punon. Në këtë akt normativ parashikohen edhe masat që do të merren nëse ky target për 2 muaj rresht nuk arrihet nga institucioni. Masa shkon deri në 50 mijë lekë gjobë për drejtuesin e institucionit, administratorin e pronës apo përgjegjësin e emëruar të kësaj ndërmarrjeje”.

/Gazeta Express