Curtis Jones, përforcimi i radhës te Bashkimi - Gazeta Express
string(44) "curtis-jones-perforcimi-i-radhes-te-bashkimi"

Curtis Jones, përforcimi i radhës te Bashkimi

Sport

Gazeta Express

04/10/2022 22:36

KB Bashkimi është përforcuar edhe me një tjetër basketbollist të huaj.

Bëhet fjalë për Curtis Jones, i cili tashmë i është bashkuar skuadrës nga “Sezai Surroi” – shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Klubi prizrenas njoftoi se basketbollisti, i cili luan në pozitën e fundorit dhe është i gjatë 195 centimetra, do të jetë i gatshëm që nga ndeshja e radhës.

“Mirë së vjen Curtis Jones! Fundori amerikan 1.95cm tashmë i është bashkuar skuadrës dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Bashkimi, ndeshjen e radhës e luan në udhëtim te Sigal Prishtina. Kjo ndeshje i takon javës së pestë. /Gazeta Express/