Blutë e Fushë-Krujës kanë gjetur 30 kilogramë kanabis sativa në lagjen Bakushe Visha.
Policia bën me dija se droga u gjet në një kasolle pranë banesës së pronarit të shtëpisë, Elgan Martini, i cili u arrestua për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Sipas burimeve një pjesë e kanabisit u gjet në doza të vogla gati për shitje, ndërsa pjesa tjetër në proces tharjeje.