Publikimi i të dhënave nga hakerat, Policia e Shtetit: MEMEX nuk është prekur - Gazeta Express
string(75) "publikimi-i-te-dhenave-nga-hakerat-policia-e-shtetit-memex-nuk-eshte-prekur"

Publikimi i të dhënave nga hakerat, Policia e Shtetit: MEMEX nuk është prekur

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2022 15:01

Policia e Shtetit ka deklaruar se sistemi MEMEX nuk është prekur apo dëmtuar nga hakerat. Nisur nga publikimi i disa të dhënave nga faqja “Homelad Justice” policia thotë se ata nuk kanë të bëjnë me databazën e sistemit policor MEMEX.

Nga deklarimet e bëra sot në media dhe referimet e këtyre deklarimeve, sipas të cilave janë marrë të dhëna nga sistemi MEMEX, sqarojmë opinionin publik se ky sistem nuk është prekur dhe se këto të dhëna nuk kanë të bëjnë fare me databazën e sistemit policor MEMEX.

Lexo Edhe:

Policia e Shtetit njofton se, deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, po heton origjinën e rrjedhjes së këtyre të dhënave dhe apelon që, në zbatim të urdhrit të prokurorit, të datës 19.09.2022, të mos publikohen nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit, të dhëna që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik ndaj sistemeve dixhitale të Policisë së Shtetit”, thotë policia e shtetit.

“Homeland Justice” publikon disa dokumente që pretendon se janë marrë nga skedarët e policisë. Sipas “Homeland Justice” bëhet fjalë për të gjithë informacionin policor në sistemet e mbyllura për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale apo të dyshuar kontingjentë.

/Gazeta Express