Hakerat frikësojnë “Sigurinë”, deputetët dorëzojnë celularët! Debate në komision - Gazeta Express
string(87) "hakerat-frikesojne-sigurine-deputetet-dorezojne-celularet-debate-per-sulmet-ne-komision"

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2022 13:47

Hakerat frikësojnë “Sigurinë”, deputetët dorëzojnë celularët! Debate në komision

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2022 13:47

Me debate është shoqëruar mbledhja e sotme në në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ku po diskutohet për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë.

Zv/drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror ka kërkuar që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura me argumentin se çdo çështje që do të diskutohej është 100% sekrete që nuk duhet të dalë në publik.

Lexo Edhe:

“Do të lutesha të merrnit një vendim duke qenë se 100% të çështjeve në këtë seancë janë të nivelit sekret. Vetëm për këtë aspekt dhe jo për diçka tjetër”, u shpreh ai.

Vendimi i Komisionit për të zhvilluar mbledhjen me dyer të ka shkaktuar debate mes maxhorancës dhe opozitës.

Deputetët demokratë kërkuan që një pjesë e seancës të zhvillohet me dyer të hapura. Diskutime shkaktoi edhe vendimi i kryetarit Nasip Naço për të dorëzuar telefonat, në mënyrë që të mos ketë rrjedhje informacioni.

Pjesë nga debati:

Ferdinand Xhaferraj: Nuk mundet institucioni në varësi të qeverisë të dalë mbi Kuvendin.

Nasip Naço: Në lidhje me votimin me dyer të hapura dhe të mbyllura

Drejtuesi i Shërbimit të SHISH: Do t’ju lutesha të merrnit një vendim sepse 100% informacionet e kësaj seance janë të nivelit sekret.

Ervin Salianji: Kam një propozim tjetër. Ne jemi në një situatë agresioni, ku të gjithë dhënat e shqiptarëve dhe të institucioneve shtetërore po përfundojnë në publik. Në këto kushte një pjesë e mbledhjes së këtij komisioni ku do diskutohet me dyer të mbyllura dhe më pas do të vinë prapë kamerat duhet të japim siguri që nuk po atakohet siç është SHISH dhe që jemi në rrugën e duhur. Ky Komision sot, në kushtet ku kanë dalë të dhëna shumë sensitive te policisë së Shtetit që është MEMEX , një pjesë e mbledhjes së këtij Komisioni duhet të jetë i hapur për të dhënë mesazhin e duhur.

Xhemal Qefaliaj: Unë habitem përse duhet të jetë objekt diskutimi nëse duhet apo jo të jesh me certifikatë sigurie. Nuk jemi han me dy porta që të nxjerrim informacion tepër sekret. Ju kërkoj zoti kryetar të operoni menjëherë me vazhdimin me dyer të mbyllura.

Ferdinand Xhaferraj: Ky është skandali, Kuvendi nuk kufizohet nga VKM.

Nasip Naco: Sa të ikin kamerat do t’ju lë të flisni një orë

Ferdinand Xhaferraj: Kuvendi është me kriminelë

Nasip Naço: Bëhuni gati të dorëzoni celularët

Flamur Noka: Do t’i dorëzojmë të gjitha mo, edhe paratë se paratë i keni rrujt si qeveri, por do t’i dorëzojmë çfarë të kemi. Ju deputetëve i kërkoni të dorëzoni gjithçka, sot shqiptarët kanë dorëzuar në dorë të hackerave çdo të dhënë të tyre private dhe publike sepse ka një qeveri që vetëm vjedh dhe nuk ruan sistemin. Çështja për të cilën është thirrur kreu i SHISH është një çështje sensitive jo vetëm për ne si ligjvënës, por për çdo qytetar shqiptar. Çështja nuk ka asnjë sekret. Tregoni edukatë sepse ju dëgjova të gjithëve. Çfarë sekreti ka sot, kur çdo e dhënë sot, sekrete apo jo, ndodhet në duar të hackerave iranianë. Sot Irani ka në dorë të dhënat por hackera serbe -rusë kanë në dorë sekrete dhe jo sekrete të shtetit dhe qytetarëve dhe ju i thoni shqiptarëve se nuk keni të drejtë të dëgjoni se shteti ishe lakuriq. Shqiptarët duan të dinë çfarë ka bërë shteti dhe pse nuk ishin të mbrojtur. Mos të të shkojë mendja të më fikësh mikrofonin. edhe këtu mund të funksiononi si bandë, por nuk mund të më mbyllësh gojën.

/Gazeta Express