Hakerat publikojnë databazën e personave të dyshuar për krime! Berisha: Janë 105 mijë emra - Gazeta Express
string(93) "hakerat-publikojne-databazen-e-personave-te-dyshuar-per-krime-berisha-105-mije-emra-te-hetuar"

Hakerat publikojnë databazën e personave të dyshuar për krime! Berisha: Janë 105 mijë emra

Ballina

Gazeta Express

03/10/2022 12:30

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një deklarate për shtyp ka bërë me dije se janë publikuar përmes sistemit MEMEX 105 mijë emrash shqiptarësh të hetuar nga policia për krime të llojeve të ndryshme. Sipas Berishës, tashmë njerëz që mbaheshin në vëzhgim nga policia e morën paralajmërimin, duke e quajtur këtë si momentin më të rrezikshëm për vendin.

Sot nga sistemi MEMEX i cili përbën kartotekën e punës 30-vjeçare të policisë së shtetit janë publikuar 105 mijë emra shqiptarësh të dyshuar, të hetuar, nga policia për krime të llojeve nga më të ndryshme. Nga sistemi, janë ekspozuar emrat në mënyrë që të paralajmërohen të gjithë ata të cilët janë në vëzhgim, janë në hetim, janë në shqyrtim për aktivitete të ndryshme kriminale. Është ky një moment jashtëzakonisht i rrezikshëm për vendin, është ky një moment që dëshmon se çdo gjë në këtë shtet të mafias ndodhet në duart e krimit. Është ky një moment në të cilin Shqipëria bëhet vendi më i rrezikshëm në Ballkan dhe Europë pasi paralajmëron kontigjentët e delikuentëve të saj se janë në mbikëqyrje policore dhe se ata për të shpëtuar duhet të largohen”, u shpreh Berisha.

Lexo Edhe:

Më tej Berisha dënoi këtë zhvillim duke e quajtur “veprimtari kriminale shtetërore”.

“Kjo përbën shkallën më ekstreme të dekonspirimit dhe të dorëzimit të këtij shteti mafioz, tërësisht në duart e krimit. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë veprimtari kriminale shtetërore”, u shpreh Berisha.

Berisha akuzoi se sistemet janë të pambrojtura.

“Të gjitha të tjerat janë mashtrime. Sistemet janë në mëshirën e atyre që po i sulmojnë dhe shkatërrojnë”, nënvizoi ai.

Dokumentet janë publikuar sërish nga “Homeland Justice”. Bëhet fjalë për të gjithë informacionin policor në sistemet e mbyllura për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale apo të dyshuar kontingjentë.

Rreth 2 javë më parë, grupi i hakerave iranianë, publikoi video nga disa pika kufitare dhe dhoma shoqërimi në komisariate, ndërsa më herët ata kishin publikuar të gjithë postën elektronike të ish-drejtorit të përgjithshëm, Gledis Nano.

/Gazeta Express