Azemi: Ka vend për Vjosa Osmanin në LDK, e djathta duhet të bashkohet -ngjarjet do t'i shohim në ditët në vazhdim - Gazeta Express
string(67) "azemi-ka-vend-per-vjosa-osmanin-ne-ldk-e-djathta-duhet-te-bashkohet"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 15:27

Azemi: Ka vend për Vjosa Osmanin në LDK, e djathta duhet të bashkohet -ngjarjet do t’i shohim në ditët në vazhdim

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 15:27

Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, ka deklaruar se në listën e LDK-së mund të ketë vend edhe për Vjosa Osmanin, duke theksuar se partia po synon rikthimin dhe bashkimin e të gjithë anëtarëve të saj.

Ai tha se LDK synon të unifikojë radhët e saj dhe të forcojë strukturën e brendshme të partisë.

“Unë konsideroj që këto ngjarje do t’i shohim në ditët në vazhdim. LDK po synon rikthimin e të gjithë anëtarëve të saj, kështu që edhe për Vjosa Osmanin mund të ketë vend në LDK, sepse e djathta duhet të bashkohet, pasi që ka pasur një proces i cili ka qenë i dëmtuar në proceset e mëparshme dhe po kështu po synojmë që ta unifikojmë partinë ashtu siç ka qenë LDK-ja gjithherë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement