Me syze dhe xhup të zi, një tjetër foto e Vis Martinajt po "zien" rrjetin - Gazeta Express
string(70) "me-syze-dhe-xhup-te-zi-nje-tjeter-foto-e-vis-martinajt-po-zien-rrjetin"

Me syze dhe xhup të zi, një tjetër foto e Vis Martinajt po “zien” rrjetin

Shqiperi

Gazeta Express

30/09/2022 14:26

Mungesa e informacioneve nga ana e autoriteteve ka rritur edhe më shumë misterin mbi “fatin” e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Pas pamjeve në një klub të njohur +18 në Dusseldorf të Gjermanisë, i quajtur “FKK- und Saunaclub Oceans”, është publikuar një tjetër foto e Ervis Martinajt. Ai shfaqet në një vend të gjelbëruar, ndërsa është i veshur me një xhup dhe ka vënë syze. Ende nuk dihet koha dhe vendi i saktë se kur është bërë kjo foto, por po qarkullon në rrjet. Kjo foto mund të jetë shkrepur dhe përpara se Martinaj të zhduket, megjithatë asgjë nuk është e konfirmuar.

Lexo Edhe:

Policia vijon të mos ketë një përgjigje për fatin e Vis Martinajt i cili prej javësh është bërë kryefjalë e medieve pas zhdukjes në mënyrë misterioze.

Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin. Deri tani policia s’ka folur me asnjë të dhënë konkrete për zhdukjen e të shumëkërkuarit.

/Gazeta Express