Emisioni i ri “Kendiv”, në T7 nga kjo fundjavë - Gazeta Express
string(43) "emisioni-i-ri-kendiv-ne-t7-nga-kjo-fundjave"

Rozë

Gazeta Express

30/09/2022 12:32

Emisioni i ri “Kendiv”, në T7 nga kjo fundjavë

Rozë

Gazeta Express

30/09/2022 12:32

Nga kjo fundjavë, nis emisioni i vikendit në T7, “Kendiv”, i cili do t’ju shoqërojë çdo të shtunë dhe të diel. Ky emision do të jetë adresa e duhur për t’i kaluar vikendet tuaja, duke u relaksuar me materiale interesante, të ftuar të shumtë – emra të njohur nga fusha të ndryshme, rubrika e lojëra interesante.

Vlora Çitaku, Ramiz Kelmendi, Milaim Zeka, Antigona Kotorri e Valon Maloku janë vetëm disa nga personazhet e dy takimeve të para. Ata vijnë me rrëfime të padëgjuara e shumë emocionuese që nuk duhet humbur.

Lexo Edhe:

Ndërkaq, “Kjo është Kosova”, Prej zemrës”, “Pa vizë” e “Zarfi i kuq” janë disa nga rubrikat e veçanta të emisionit.

Nën moderimin e Shpend Lipës dhe Arbëri Gashit, emisioni do të transmetohet nga ora 17:00.

Dhe për më shumë se dy orë, do të argëtoheni e mësoni shumëçka.

“Kendiv” ju pret nga ky vikend, në T7.