Vazhdojnë restaurimet e objekteve në Kosovë, në ditët e trashëgimisë evropiane - Gazeta Express
string(77) "vazhdojne-restaurimet-e-objekteve-ne-kosove-ne-ditet-e-trashegimise-evropiane"

Arte

Gazeta Express

28/09/2022 17:26

Vazhdojnë restaurimet e objekteve në Kosovë, në ditët e trashëgimisë evropiane

Arte

Gazeta Express

28/09/2022 17:26

Në kuadër të objekteve të restauruara në Kosovë këtë radhë është xhamia e Osman Efendisë.

Ministri Çeku bashkë me partnerët nga zyra e BE dhe UNDP ishin në vizitë në Novobërdë, ku kanë filluar punimet restauruese në xhaminë e Osman Efendisë.

Lexo Edhe:

Këtë vizitë e zhvilluan në muajin që shënohen ditët e trashëgimisë evropiane dhe kur festohet trashëgimia e qëndrueshme, ndërsa takuan studentët e arkitekturës dhe të trashëgimisë kulturore që janë pjesë e kampit të restaurimit, të cilët po mësojnë teknikat e ruajtjes dhe restaurimit përmes mësimit teorik dhe duke e aplikuar në praktikë.

Ndërhyrjet restauruese po bëhen në kuadër të programit “Trashëgimia Kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezionit social”, bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës, Bashkimit Europian dhe UNDP-së, ndërsa po zbatohet nga organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij. Në kuadër të këtij programi parashihet restaurimi i dhjetëra aseteve të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

/Gazeta Express