Kujtohet Muharrem Qena - Gazeta Express
string(22) "kujtohet-muharrem-qena"

Kujtohet Muharrem Qena

Arte

Gazeta Express

26/09/2022 15:30

Ministria e Kulturës organizoi mbrëmjen kushtuar artistit Muharrem Qena, në ndër të 16 vjetorit të vdekjes së tij.

Me këngët e tij por të performuara nga muzikantë të skenës alternative kujtuam njërin nga artistët më të mëdhenj të kulturës në Kosovë, Muharrem Qenën.

Lexo Edhe:

Në 16 vjetorin e ndarjes nga jeta të artistit, në Qendrën e Kulturës Alternative Defy Them u mblodhën familjarë, adhurues të muzikës së tij, pjesëmarrës të komunitetit artistik dhe shumë artdashës. Fjalën e morën Liburn Jupolli, këshilltar i ministrit Çeku dhe Rebeka Qena vajza e artistit.

Në këtë ngjarje të pranishmit shijuan perfomancat e muzikën që ai la pas, ndërsa u vlerësua lartë krijimtaria e tij artistike dhe kontributi që ka dhënë në fushën e kulturës.

Muharrem Qena gjithë jetën ja kushtoi artit. Krijimtaria e tij vazhdon të inspirojë gjeneratë pas gjenerate.

Muharrem Qena lindi në Mitrovicë më 1930, në një familje që kontribuoi shumë për artin. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai ka lënë pas tij një veprimtari të gjerë prej shkrimtari, regjisori e këngëtari dhe më shumë se 200 shfaqje teatrale.

Më 25 shtator 2006, në Prishtinë ndërroi jetë Muharrem Qena, njëri prej themeluesve të teatrit dhe këngës argëtuese shqiptare në Kosovë. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar dhe skenarist.

/Gazeta Express