Bad News Eagles ka arritur ta fitojë map-in e parë ndaj Sinners në gjysmëfinalen e turneut TipSport që po mbahet në Pragë të Çekisë.
Ekipi kosovar triumfoi 16:8 në “Vertigo”, i cili ishte i zgjedhur nga ekipi kundërshtar, shkruan Gazeta Express.
Tani, dy ekipet do të përballen në “Mirage”, që është zgjedhur nga Bad News Eagles.
Fituesi përballet me ekipin ECLOT. /Gazeta Express/