Moti me shi e shtyn turneun e Beach Volley - Gazeta Express
string(42) "moti-me-shi-e-shtyn-turneun-e-beach-volley"

Sporte tjera

Gazeta Express

16/09/2022 15:03

Moti me shi e shtyn turneun e Beach Volley

Sporte tjera

Gazeta Express

16/09/2022 15:03

Turneu MIX i Beach Volley i planifikuar të nis sot është shtyrë për shkak të kushteve jo të favorshme atmosferike.

Kjo është njoftuar nga Federata e Volejbollit e Kosovës përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.

“Turneu i volejbollit në rërë, i organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) dhe Komuna e Prishtinës dhe i planifikuar të zhvillohet sot, është shtyrë për një datë tjetër për shkak të kushteve të vështira atmosferike të premten”, ka njoftuar FVK.

Të reshurat e shiut kanë pamundësuar zhvillimin e këtij turneu në datën e paraparë, derisa tash do të përcaktohet një datë e re.

Advertisement
Advertisement
Advertisement