Valon Syla i nervozuar me reduktimet: Nginu Vetëvendosje tash - Gazeta Express
string(60) "valon-syla-i-nervozuar-me-reduktimet-nginu-vetevendosje-tash"

Valon Syla i nervozuar me reduktimet: Nginu Vetëvendosje tash

Lajme

Gazeta Express

15/08/2022 12:23

Për reduktimet e rrymës që nisën sot në Kosovë, ka shkruar analisti Valon Syla. Ai thotë se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka rrymë.

Kriza energjetike nisi herët në Kosovë, ndonëse paralajmërohej që ajo të shihej dimrit. KEDS ka njoftuar se prej sot (e hënë, 15 gusht, 2022) nisin reduktimet e rrymës. Çdo konsumator, për çdo gjashtë orë, nuk do të ketë rrymë nga dy orë.

Lexo Edhe:

Syla ka ironizuar me Kryeministrin Albin Kurti, duke e “këshilluar” ta thërrasë një simpatizant të tij, që kishte premtuar investime 50-milionëshe në Kurti i fiton zgjedhjet.

Sipas analistit, vendet fqinje nuk kanë reduktime, përvec Kosovës, qytetarët e së cilës Syla i quan “popull i Albin Kurtit”.

Shkrimi i plotë i Sylës:

Hej Albin ‘baba’. Thirre atë shokun e studimeve, at Gjonbalën e 50 milionshit le ti hjek reduktuktimet e rrymës… o kuku bre, çfare jeni ju, veç une ju njoh mirë.

A e dini ju poplli i Albin Kurtit që as Shqipëria, as Serbia, as Mali i Zi e as Maqedonia ska reduktime të rrymës. Veç na populli i aftë i Albin Kurtit. 51%shi.

Nginu Vetëvendosje qitash.

#albanologji #rrenca #llaskuca #kurti #vvjosa