Po kalonte pushimet në Himarë, aksidentohet 22 vjeçarja australiane - Gazeta Express
string(66) "po-kalonte-pushimet-ne-himare-aksidentohet-22-vjecarja-australiane"

Shqiperi

Gazeta Express

14/08/2022 19:19

Po kalonte pushimet në Himarë, aksidentohet 22 vjeçarja australiane

Shqiperi

Gazeta Express

14/08/2022 19:19

Pasditen e sotme është dëmtuar aksidentalisht një 22-vjeçare australiane në plazhin e njohur si Gjiri i Fillikurit në Himarë, ku dhe po kalonte pushimet.

Ajo është dërguar me autoambulancë për në spitalin e Himarës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Lexo Edhe:

Njoftimi i Policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:45,  pas marrjes së një telefonate në sallën Operative Himarë, se një shtetase në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit”, ishte dëmtuar aksidentalisht, në plazhin ku ishte duke pushuar dhe kërkonte ndihmë mjekësore, shërbimet e Policisë Kufitare Himarë kanë kaluar menjëherë dhe kanë bërë të mundur dhënien e parë të ndihmës mjekësore si dhe transportin e shtetases australiane K. S., 22 vjeçe, në Portin e Himarës dhe më pas me autoambulancë për në spitalin e Himarës.

22-vjeçarja aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.