City do të përballet me skuadrën e promovuar në Premier Ligë, Bournemouth në Etihad Stadium këtë të shtunë
Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola ka thënë të premten që ylli i klubit, sulmuesi Erling Braut Haalnd ende “ka vend që të përmirësohet”.
Norvegjezi ka shënuar të dy golat e City, për të filluar mbrojtjen e titullit në Premier Ligë në ndeshjen e parë që City e zhvilloi në Londër kundër West Ham United.
Guardiola ka treguar së transferi i tyre i ri, Sergio Gomez, do të qëndrojë në klub për të garuar me Joao Cancelon në pozitën e mbrojtësit të majtë.
City u pajtua që të paguante 13 milionë euro plus bonuse Anderlechtit të Belgjikës për Gomez, dhe ishte menduar që për të luajtur në një skuadër, spanjolli mund të huazohej të klubi i Gironas, por kështu nuk mendon trajneri i City.
City përballet me skuadrën e promovuar në Premier Ligë, Bournemouth të shtunën dhe Guardiola ka pranuar së skuadrat që promovohen në ligë “janë të vështira” të mposhtën. /GazetaExpress/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...