Holanda për ndikimin që kanë rrjetet sociale në lajme: Përmbajtje tërheqëse, por jo të besueshme - Gazeta Express
string(94) "holanda-per-ndikimin-qe-kane-rrjetet-sociale-ne-lajme-permbajtje-terheqese-por-jo-te-besueshme"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 12:12

Holanda për ndikimin që kanë rrjetet sociale në lajme: Përmbajtje tërheqëse, por jo të besueshme

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 12:12

Autoriteti holandez i medias ka paralajmëruar se platformat e mediave sociale po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë për qytetarët formimin e “një opinioni të lirë dhe të informuar”, për shkak të ndikimit në rritje të algoritmeve në shpërndarjen e lajmeve.

Sipas një raporti të ri, gjithnjë e më shumë njerëz në Holandë, veçanërisht të rinjtë, po i marrin lajmet nga platforma si TikTok, Instagram dhe X.

Raporti thekson se algoritmet e këtyre platformave përcaktojnë përmbajtjen që përdoruesit shohin në “feed”-et e tyre, shpesh duke favorizuar materiale sensacionale ose kontraverse që rrisin ndërveprimin.

Autoriteti shton se kompanitë e mediave sociale kanë stimuj financiarë për të shpërndarë përmbajtje tërheqëse, edhe kur ajo mund të mos jetë e besueshme, ndërsa përdoruesit kanë kontroll të kufizuar mbi atë që u shfaqet.

Sipas rregullatorit, ky model ngre shqetësime serioze për cilësinë e informacionit dhe ndikimin e tij në formimin e opinionit publik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement