Zjarret shpërthyen të mërkurën në rajonin Gironde të Francës jugperëndimore, duke shkrumbuar shtëpi dhe detyruar evakuimin e 10,000 banorëve, disa prej të cilëve kishin hypur në çati ndërsa afroheshin flakët.
Zjarret e dala jashtë kontrollit, pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve nga toka dhe ajri, kanë shkatërruar rreth 6,200 hektarë dhe janë afruan pranë rajonit Landes.
Franca, si pjesa tjetër e Evropës, po përjeton valë të njëpasnjëshme të të nxehtit dhe thatësirën më të rëndë në histori. Dhjetra zjarre janë djegur në të gjithë vendin, me të paktën tetë zjarre shumë të mëdha.
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...