Getart Hyseni ka vendosur që t’i varë këpucët në gozhdë dhe mos ta vazhdojë më karrierën e tij në futbollin e vogël, apo siç njihet ndryshe futsall
Këtë ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi që ka bërë në rrjetet sociale.
E duket se për këtë vendim rol të madh ka luajtur një lëndim që ai e ka pësuar sezonin që lamë pas.
Kujtojmë së Getarti ka luajtur për disa klube si; FC Prishtina, FC Prishtina 01, Besa e Pejës, FC Dreni FC Graniti dhe FC Prishtina 038.
Hyseni po ashtu ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës në futsall për disa vite.
Ai konsiderohet si njëri prej lojtarëve më të afërt me bashkëlojtarët dhe një profesionist i mirë i lojës së tij.
Ai pati disa suksese të tij gjatë karrierës dhe për këtë ka bërë një falënderim të gjatë në faqen e tij në Facebook. /GazetaExpress/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...