Korenica beson në fitore - Gazeta Express
string(24) "korenica-beson-ne-fitore"

Futboll

Gazeta Express

04/08/2022 22:15

Korenica beson në fitore

Futboll

Gazeta Express

04/08/2022 22:15

Mesfushori i Ballkanit, Meriton Korenica, ka thënë pas ndeshjes se gabimet e vogla kanë bërë që të pranojnë dy gola. Ai mendon se fitorja ka qenë e merituar.

“Është një fitore e merituar. Një pakujdesi e vogël bëri të pranojmë dy gola. Kjo na ndihmon që në ndeshjen e radhës të jemi të koncentruar dhe të kualifikohemi tutje”, ka thënë ai pas ndeshjes.

Lexo Edhe:

Sipas tij ka qenë një lojë e mirë nga ana Ballkanit.

“Kundërshtari është i fortë në ajër. Një pakujdesi e vogël na kushtoi. Do ta analizojmë ndeshjen në mënyrë që të mos pësojmë gola në ndeshjen e radhës dhe të kalojmë tutje. Neve na intereson loja jonë. Në ndeshjen e radhës do të shihet kush do të kualifikohet tutje. Besoj shumë te ekipi jonë dhe besoj që do të kualifikohemi. Goli jep një motiv shtesë. Unë jap maksimumin çdoherë ta ndihmoi ekipin. E rëndësishme është kualifikohemi”, tha Korenica.