Tuchel bën poza me të dashurën e re braziliane, disa ditë pas shkurorëzimit - Gazeta Express
string(74) "tuchel-ben-poza-me-te-dashuren-e-re-braziliane-disa-dite-pas-shkurorezimit"

Tuchel bën poza me të dashurën e re braziliane, disa ditë pas shkurorëzimit

Sporte tjera

Gazeta Express

28/07/2022 18:14

Shkurorëzimi i tij nga ish gruaja është bërë zyrtar pak ditë më parë

Disa ditë pasi finalizoi shkurorëzimin e tij nga Sissi, gruan e tij për 13 vjet, Thomas Tuchel duket se ka gjetur lumturinë e tij pasi që ka filluar lidhjen me 35 vjeçare braziliane me emrin Natalie Max.

Lexo Edhe:

Trajneri i Chelsea është parë duke shijuar një udhëtim me anije në ujërat e Sardinia me të dashurën e tij të re.

Sipas fotove të bëra nga BackGrid dhe sipas The Sun, 45 vjeçari gjerman dhe Natalie Max bën disa herë gjeste dashurie duke treguar ndjenjat e tyre dhe u panë disa herë duke u puthur.

“Ata u panë dorë për dore dhe ishin më të vërtetë të lumtur”, i kanë thënë disa turist gazetës The Sun.

“Ata janë shumë të dashuruar. Në një rast, Natalia e përkëdheli në qafë me dorë dhe mandej i dha një puthje të zjarrtë. Ata u panë duke notuar dhe argëtuar në plazh, duke drekuar në hotel dhe morën një anije private për të shkuar në ishullin Caprera”.

Çifti e kanë shijuar perëndimin e bukur në bordin e anijes dhe mandej kanë pushuar në vilat private të zonave”.

Po kusht është Natalie Max, e dashura e re e Thomas Tuchel?

Natalie Max është nënë e dy fëmijëve dhe për momentin jeton në Londër.

Sipas ueb-faqes ‘Yummy Mummy UK’, ajo e përshkruan vetën si “një nënë e cila e do argëtimit” dhe një “ka një frymëzim të vërtetë”.

Në moshën 35 vjeçare, ajo ka një biznes profitabil në Britani dhe i pëlqen të këtë profil të ulët, përfshirë këtu edhe profilet e saj në rrjetet sociale.

Në anën tjetër, Tuchel u shkurorëzua nga gazetarja Sissi pas 13 viteve lidhje. The Sun shpjegon që “ata u përpoqën ta shmangin ndarjen por në fund nuk mbeti rrugë tjetër”.

Megjithatë, i njëjti publik raporton që ish çifti kanë prona që vlejnë miliona dollarë. /GazetaExpress/