Festivali Rame Lahaj International Opera Festival shpallet i hapur - Gazeta Express
string(66) "festivali-rame-lahaj-international-opera-festival-shpallet-i-hapur"

Festivali Rame Lahaj International Opera Festival shpallet i hapur

Arte

Gazeta Express

22/07/2022 13:16

Me një konferencë për media, mbrëmë filloi zyrtarisht edicioni i dytë i RLIOF. Presidenti i festivalit, tenori Rame Lahaj, bashkë me Përparim Ramën – kryetar i Prishtinës, Hajrulla Çekun – ministër i Kulturës, Jean Bernard Thomas – mjeshtër vokali dhe Ulpiana Aliajn – koordinatore artistike e festivalit, folën gjatë konferencës për rëndësinë e mbajtjes së këtij edicioni dhe për të gjitha risitë dhe ngjarjet që e karakterizojnë këtë edicion të festivalit të vetëm operistik në rajon.

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, tregoi se festivali do të vazhdojë të mbështetet nga Komuna e Prishtinës në çfarëdo forme të mundshme, ndërsa ministri Çeku përmendi pasurimin që arti dhe kultura e Kosovës e marrin me mbajtjen e një festivali të tillë ku emra prestigjiozë nga e mbarë bota zbarkojnë në kryeqytetin e Kosovës.

Lexo Edhe:

Menjëherë pas konferencës filloi edhe masterklasa e parë e festivalit, me mjeshtrin e vokalit Jean Bernard Thomas, i cili e shoqëron edhe tenorin Rame Lahaj në rrugëtimin e tij artistik.

Koncerti i parë i festivalit fillon sonte, në ora 20:00, me pjesëmarrjen e Don’t Listen To Your Neighbors. Koncerti mbahet në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare të Kosovës.

/Gazeta Express