Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës në katër lokacione në komunë të Shtërpcës ka përfunduar.
Sipas prokurorisë aty është duke u bërë largimi i kamerave të vendosura nga strukturat ilegale.
Prokurori Rasim Maloku i tha Gazetës Express ditën e sotmë se “nuk ka pasur probleme” në këtë aksion. Ai tregoi se janë sekuestruar kamera, pajisje të ndryshme dhe dokumente.
Nuk dihet nëse është bërë arrestimi i ndonjë personi të dyshuar.