Kryeministri britanik Boris Johnson do të japë dorëheqje dhe tashmë kanë nisur sondazhet për emrat e mundshëm që mund ta pasojnë atë në krye të shtetit.
Siç raporton Sky News, sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace është favoriti për ta fituar çdo garë lidershipi brenda konservatorëve, sipas një sondazhi të ri të kryer nga YouGov, përcjell Gazeta Express.
Sipas sondazhit, Wallace i mund të gjithë pretendntët e tjerë, duke përfshirë Sekretaren e Jashtme, Liz Truss.
Johnson pritet që sot ta bëjë të ditur vetë dorëheqjen.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...