Ylli e mëson emrin e kundërshtarit në Champions League
Basketboll
Gazeta Express
07/07/2022 11:59
Golden Eagle Ylli do të debutojë këtë sezon në garat
ndërkombëtare.
Kampioni i Kosovës do të marrë pjesë në Champions League,
ku synon të jetë i suksesshëm.
Dhe, therandasit e kanë mësuar emrin e kundërshtarit të parë në këtë garë prestigjioze, shkruan “Gazeta Express”.
Ekipi nga Suhareka në fakt do të përballet me ekipin
portugez, SL Benfica.
Ylli ishte pjesë e vazos së gjashtë në shortin e hedhur sot në Gjenevë të Zvicrës, i vlefshëm për fazën e parë kualifikuese të Basketball Champions League. /Gazeta Express/