Vazhdon aksioni i Policisë në Shtërpcë, prokurori Maloku: S'ka probleme - Gazeta Express
string(68) "vazhdon-aksioni-i-policise-ne-shterpce-prokurori-maloku-ska-probleme"

Lajme

Gazeta Express

07/07/2022 9:23

Vazhdon aksioni i Policisë në Shtërpcë, prokurori Maloku: S’ka probleme

Lajme

Gazeta Express

07/07/2022 9:23

Është duke vazhduar aksioni i Policisë së Kosovës në Shtërpcë. Tashmë janë bastisur disa lokacione dhe janë sekuestruar disa kamera, pajisje e dokumente të strukturave ilegale serbe.

Prokurori Rasim Maloku i tha Gazetës Express se “nuk ka pasur probleme” deri tani në këtë aksion. Ai tregoi se janë sekuestruar kamera, pajisje të ndryshme dhe dokumente.

Lexo Edhe:

Policia nisi herët në mëngjes aksionin e urdhëruar nga Gjykata e Ferizajt, ku do të bastisen 4 lokacione.

“Jemi prezent. Jemi duke e zbatuar një urdhëresë për kontrollimin e 4 lokacione”, tha Maloku më herët nga vendi i ngjarjes.

Policët po kontrollojnë dhe sekuestrojnë mjete edhe në disa vende nga ku dyshohet se monitoroheshin këto kamera të vendosura nga strukturat ilegale të Serbisë.

“Jemi duke i sekuestruar të gjitha”, tha Maloku.

Këto kamera dyshohet se monitoroheshin nga një shkollë, nga një televizion lokal, si dhe nga një vend afër postës së qytetit. Prokurori Maloku tha se pamjet e regjistruara janë përcjellur deri te strukturat e sigurisë në Serbi.