Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Hinkë në bashkinë Dimal.
Një 45-vjeçar duke udhëtuar me mjetin e tij Opel Astra, me targa AB 918 GU, ka humbur kontrrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Me përmbysjen e mjetit, Krenar Cjapi mësohet se ka humbur njërin krah në vend dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët, sipas tyre aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrrollit të mjetit dhe për shkak të shpejtësisë./Express
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...