Kosova i mbyll Lojërat Mesdhetare me gjashtë medalje, tri prej tyre të arta - Gazeta Express
string(74) "kosova-i-mbyll-lojerat-mesdhetare-me-gjashte-medalje-tri-prej-tyre-te-arta"

Kosova i mbyll Lojërat Mesdhetare me gjashtë medalje, tri prej tyre të arta

Sport

Gazeta Express

05/07/2022 16:59

Me garën e zhvilluar sot nga Alush Telaku në sportin e notit, Kosova e ka përfunduar aventurën e saj në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Telaku garoi në disiplinën 100 metra delfin, ku përfundoi në vendin e 19-të, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Edhe njëherë, Kosovës fytyrën ia zbardhi sporti i xhudos që arriti t’i rrëmbejë pesë medalje, prej tyre tri të arta e dy të bronzta, krahas një të boksit, që ishte e bronztë.

Të artën e fituan xhudistet Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu. Derisa të bronztën e morën xhudisti Akil Gjakova, xhudistja Flaka Loxha, e boksieri Shpëtim Bajoku.

Në këto lojëra mesdhetare, vendi ynë u përfaqësua nga 39 garues, në 13 sporte të ndryshme.

Kështu, sot përfundojnë garat, teksa të mërkurën do të jetë ceremonia mbyllëse, e pas përfundimit të saj, ekspedita kosovare niset drejt vendlindjes. /Gazeta Express/