“Nuk pendohemi për asgjë”, flasin dy çeçenët që ia dhuruan Shqipërisë dy medalje në Lojërat Mesdhetare - Gazeta Express
string(99) "nuk-pendohemi-per-asgje-flasin-dy-cecenet-qe-ia-dhuruan-shqiperise-dy-medalje-ne-lojerat-mesdhetare"

Sporte tjera

Gazeta Express

05/07/2022 15:02

“Nuk pendohemi për asgjë”, flasin dy çeçenët që ia dhuruan Shqipërisë dy medalje në Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Gazeta Express

05/07/2022 15:02

Islam Dudaev dhe Zelmikhan Abakarov, dy mundësit çeçenë që garojnë me ngjyrat kuq e zi dhanë një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku folën për suksest që kanë shënuar së fundmi.

Ata i dhuruan Shqipërisë dy medalje në Lojërat Mesdhetare që u mbajtën në Algjeri.

Lexo Edhe:

Abakarov fitoi medaljen e artë në kategorinë e tij deri në 65 kg duke mundur në finale egjiptianin Yehia Hafez me rezultatin 11-0.

Ndërsa Islam Dudaev fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 74 kg pasi mundi në sfidën e tij, algjerianin me Abdelkader Ikkal me rezultatin 8-0.

“Ne vijmë shpesh në Shqipëri sidomos kur kemi afër ndeshjet sepse duhet të bëjmë stërvitje. Duhet të përgatitemi për garat tona. Stërvitjet kanë qenë intensive por kishim një lloj vetëbesimi që do të fitojmë dhe jemi shumë të përgatitur për kampionatin botëror që do të mbahet në Serbi.”, tha Dudaev.

Ndërkaq, ata treguan se si u bënë pjesë e ekipit shqiptar.

“Kemi një kushëri që është mik i vjetër i presidentit të Federatës së Mundjes së Shqipërisë dhe si rrjedhojë e kësaj, vazhduam bisedimet dhe arritëm që të bëhemi pjesëtarë të ekipit kombëtar në Shqipëri.“, shtoi ai.

Duke iu përgjigjur pyetjes se përse zgjodhën Shqipërinë dhe jo një shtet tjetër, Dudaev tha:

“Ne jemi shumë mirënjohës sepse Federatën Ruse e kanë hequr nga te gjitha sportet, sidomos nga mundja, dhe ky ishte një shans i madh për ne që të garonim për Shqipërinë. Ne nuk pendohemi për këtë gjë.”/abcnews.al