Në një të ardhme të afërt, Kosova do të bëhet me agjencinë anti-doping.
Këtë e ka bërë të ditur sot ministri i Sportit, Hajrulla Çeku.
Ai zbuloi se projektligji në fjalë është miratuar në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës.
Çeku tutje thotë se ky është një tjetër hap drejt zhvillimit të sportit kosovar.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e ministrit Hajrulla Çeku. /Gazeta Express/