E vërteta e Operacionit Shigjeta, flet zv.komandanti Spiro Butka: Musë Jashari nuk ka qenë zv.komandant - Gazeta Express
string(101) "e-verteta-e-operacionit-shigjeta-flet-zv-komandanti-spiro-botka-muse-jashari-nuk-ka-qene-zv-komandant"

E vërteta e Operacionit Shigjeta, flet zv.komandanti Spiro Butka: Musë Jashari nuk ka qenë zv.komandant

Lajme

Gazeta Express

01/07/2022 20:28

Spiro Butka, zv.komandant i Operacionit “Shigjeta”, ka thënë se historisë së Kosovës nuk duhet t’i ndryshohet asnjë presje.

Butka në emisionin ‘Frontal’ në T7 tha se zëvendëskomandant i këtij operacioni nuk ka qenë Musë Jashari.

Lexo Edhe:

“Për operacionin Shgjeta është vetëm një e vërtetë reale dhe historike 30 vjet në shërbim të shtetit tim Struktura organizative, ka qenë; Komandant Bsilim Zyrapi, zv.komandant Spiro Butka ndërsa shefi I shtabit është Shaban Musliu këta janë drejtuesit kryesor të Operacionit Shigjeta. Këtu është futur edhe Rifat Sylejmani, por për probleme dhe mungesa është shkarkuar”, tha Butka.

Sipas tij, në urdhërin e firmosur nga Azem Syla thuhet se komandant i Operacionit Shigjeta është Bislim Zurapi, zv.komandnat Spiro Butka dhe shefi I shtabit është Shaban Musliu

“Ka tentativa që me e nda, shoh që e quan betejën e Pashtrikut e quan operacioni shigjeta, kurse shefin e shtabit e të drejtimit operativ e quan shef të shtabit të operacionit shigjeta në një kohë që shef i këtij operacioni është Shaban Musliu.

Ose Rifat Sylejmani thotë se zv.komandat është Musë Jashari e vërteta nuk është ashtu. E vërteta është se urdhrin e ka firmosur Azem Syla, ku thotë se komandant i operacionit shigjeta është Bislim Zurapi, zv.komandnat Spiro Butka dhe shefi I shtabit është Shaban Musliu. Historisë së Kosovës nuk duhet t’i ndryshohet asnjë presje. E transformojnë betejën sipas egove personale”, shtoi ai.