Notari, Alush Telaku, ka garuar sot në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” – disiplina 50 metra delfin.
Sipas raportit nga Komiteti Olimpik i Kosovës, Telak dha maksimumin e tij, duke përfunduar me kohë 26.74 sekonda, që nuk i mjaftoi të kualifikohet në finale.
Ai u rendit i 18-ti, përcjell Gazeta Express.
Alush Telaku do të garojë edhe në disiplinat 100 dhe 200 metra, të cilat zhvillohen më 4 dhe 5 korrik.
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...