FBK zyrtarizon datat për afatin kalimtar në të dy konkurrencat - Gazeta Express
string(62) "fbk-zyrtarizon-datat-per-afatin-kalimtar-ne-te-dy-konkurrencat"

FBK zyrtarizon datat për afatin kalimtar në të dy konkurrencat

Sport

Gazeta Express

01/07/2022 16:35

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka bërë të ditura datat për afatin kalimtar në të dy konkurrencat.

FBK njoftoi se afati kalimtar për lojtarët/et vendorë/e dhe të huaj/a në të gjitha kategoritë do të fillojë më 1 gusht.

Lexo Edhe:

Afati kalimtar do të jetë i hapur deri më 12 gusht, përcjell Gazeta Express.

“Klubet për regjistrim të lojtarëve/eve vendorë/e janë të obliguara të plotësojnë formularin FA 2, që u është dërguar në email, kurse për lojtarët e huaj të cilët janë të obliguar të pajisen me LOC:

– Pasaporta e skanuar

– Të dhënat e sakta të klubit ku është paraqitur lojtari në ekipin e fundit

– Agjensioni i lojtarit

– Të dhënat e agjentit si dhe numri i licencës

– Fletëpagesa e paguar në emër të kërkesës për LOC

Pas publikimit të listës për përfundimin e afatit kalimtar klubet janë të obliguara të pastrojnë MAP-in dhe të regjistrojnë lojtarët për edicionin 2022-2023 në platformën: regjistrohu.club”, thuhet në njoftimin e FBK-së. /Gazeta Express/