Shpikësi i telefonit pa tela: Lërini telefonat, nisni të jetoni
AutoTech
Gazeta Express
30/06/2022 22:57
Inxhinieri amerikan që shpiku telefonin e
parë pa tela, Martin Cooper, bëri thirrje që më tepër të shijohet jeta, e
përdorimi i telefonit të kufizohet, raportoi “Dailymail” të enjten.
Ai tha se pajisjet teknologjike po “ua marrin
njerëzve jetën”, derisa shtoi se ai vetë e përdor telefonin më pak se pesë për
qind të kohës së tij.
“Çka do t’i thoni dikujt si unë, që e përdor
telefonin për më shumë se pesë orë?”, e pyeti prezantuesja Jayne McCubbin gjatë
intervistës, derisa 93-vjeçari ngeli i habitur.
“Më të vërtetë? Vërtet i kaloni pesë orë në
ditë? Nisni të jetoni”, tha Cooper.
Ai deklaroi se njerëzit në ditët e sotme, më
tepër janë të dhënë pas telefonit, sesa pas jetesës.
Inxhinieri amerikan e shpiku telefonin e parë
pa tela të tipit Motorola DynaTAC 8000X, në vitin 1973.
Ai diplomoi në Institutin e Teknologjisë në
Illinois të SHBA-së më 1950. Ai u pënësua në Motorola në vitin 1954, ndërsa në
vitet e hershme ndihmoi edhe në krijimin e radiove policore e shumë pajisjeve
të tjera.