Akil Gjakova ndalet në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare, do ta kërkojë të bronztën - Gazeta Express
string(84) "akil-gjakova-ndalet-ne-gjysmefinale-te-lojerave-mesdhetare-do-ta-kerkoje-te-bronzten"

Sporte tjera

Gazeta Express

30/06/2022 14:16

Akil Gjakova ndalet në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare, do ta kërkojë të bronztën

Sporte tjera

Gazeta Express

30/06/2022 14:16

Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare.

Xhudisti kosovar u mund nga algjeriani Messaoud Redouane Dris.

Ai e lëshoi mundësinë të shkonte në finale të kategorisë deri në 73 kilogramë, për ta kërkuar më pas të artën.

Megjithatë, nuk merr fund këtu aventura e Aklit në “Oran 2022”.

Ai do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Paraprakisht, Gjakova e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë, respektivisht në çerekfinale, e kishte mundur grekun Michail Tsoutlasvili. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement