Eksperienca e Kosovës në shigjetari në Lojërat Mesdhetare nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.
Dy garuesit kosovarë, Edo Dvorani dhe Valmir Gllareva janë mposhtur në 1/16 të finales në disiplinën e harkut olimpik.
Dvorani u mposht nga francezi Iban Bariteaud me rezultat të përgjithshëm 4:6, shkruan “Gazeta Express”.
E humbje me të njëjtin rezultat në fund pësoi edhe garuesi tjetër kosovar, Valmir Gllareva, i cili u ndal nga italiani Alessandro Paoli.
Ndërkohë, me pushkë ajrore është duke garuar edhe shenjëtari Drilon Ibrahimi. /Gazeta Express/