E provokon kundërshtarin me vallëzim në ring, përfundon në dysheme - Gazeta Express
string(65) "e-provokon-kundershtarin-me-vallezim-ne-ring-perfundon-ne-dysheme"

Sporte tjera

Gazeta Express

30/06/2022 11:10

E provokon kundërshtarin me vallëzim në ring, përfundon në dysheme

Sporte tjera

Gazeta Express

30/06/2022 11:10

Sportet luftarake dinë të dhurojnë shfaqje tragji-komike.

E një e tillë është parë edhe në një meç të sporteve të përziera marciale – MMA.

Një garues e provokon kundërshtarin me vallëzim, me arsyetimin se nuk është duke mundur t’i bëjë asgjë, shkruan “Gazeta Express”.

Por, kundërshtari i mllefosur e godet me shqelm në fytyrë dhe e përplas për dysheme, për ta mbyllur më pas meçin me tre grushte të tjerë, ndërsa gjyqtari e ndërpreu meçin.

Fituesi festoi si i çmendur, ndërsa humbësi duhet të mendojë dy herë herën e ardhshme para se të veprojë njëjtë.

Pra, ky është një mësim që në ring nuk preferohet vallëzimi dhe provokimi i kundërshtarit, pasi mund të përfundosh në dysheme, njëjtë si protagonisti i videos së mëposhtme. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement