Flaka Loxha nuk ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare.
Xhudistja kosovare është eliminuar në çerekfinale të “Oran 2022”, i cili po mbahet në Algjeri, shkruan “Gazeta Express”.
Loxha u mund me Ippon nga italiania Giulia Caggiano në rrethin e dytë, ndërsa atë të parë e kishte kaluar pa luftë.
Ajo megjithatë ka ende shpresa për të fituar medalje pasi atë mund ta kërkojë përmes repesazhit. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...