Kosova përballet sot me Serbinë në Lojërat Mesdhetare - Gazeta Express
string(53) "kosova-perballet-sot-me-serbine-ne-lojerat-mesdhetare"

Sporte tjera

Gazeta Express

28/06/2022 14:07

Kosova përballet sot me Serbinë në Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Gazeta Express

28/06/2022 14:07

Kosova dhe Serbia do të përballen sot në mes vete për herë të parë në Lojërat Mesdhetare.

Ky ballafaqim do të ndodhë në sportin e pingpongut, shkruan “Gazeta Express”.

Më saktësisht, pingpongisti kosovar, Kreshnik Mahmuti do të ketë punë me serbin Marko Jevtovic.

Ky meç do të jetë i vlefshëm për Grupin 7, derisa kjo do të jetë gara e dytë për kosovarin, i cili të parën e humbi nga greku Ionnis Sgouropoulos, 0-3 në sete.

Humbje në garën e parë pësoi edhe pingpongisti tjetër kosovar, Fathih Karabaxhak. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement