"Dardanët" pas vdekjes së Vjosa Berishës: Punët e saj do të na mbesin përherë si udhërrëfyes i yni - Gazeta Express
string(95) "dardanet-pas-vdekjes-se-vjosa-berishes-punet-e-saj-do-te-na-mbesin-perhere-si-udherrefyes-i-yni"

“Dardanët” pas vdekjes së Vjosa Berishës: Punët e saj do të na mbesin përherë si udhërrëfyes i yni

Futboll

Gazeta Express

23/06/2022 14:20

Ditën e sotme ka vdekur producentja , Vjosa Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi të në rrjetin social “Instagram”.

Lexo Edhe:

Pas këtij lajmi të hidhur, ka reaguar edhe tifo grupi “Dardanët”.

“Para pak çastesh me dhimbje të thellë pranuam njoftimin për humbjen nga jeta të Vjosa Berishës, ndryshe edhe një grua e mirë dhe përkrahëseje e pashoq e Dardanëve dhe Kosovës.Për jetë e mot do ta kujtojmë. Vjosës do t’i falënderohemi për gjithçka çfarë na ndihmoi. Kontributi i saj nuk do të harrohet kurrë. Punët e saj do të na mbesin përherë si udhërrëfyes i yni.Ajo ishte nismëtare e shumë ideve që u proceduan tutje dhe publiku i gjerë i preku nga afër. Ashtu siç ishte ideja për “unë, bija jote, Kosovë” dhe krijimi i një nëngrupi brenda Dardanëve, me Dardanet, të përbëra nga gra të ndryshme prej lëmive të shumta.Tifogrupi Dardanët shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet Berisha dhe Istrefi për ndarjen nga jeta të më të dashurës së tyre”, thuhejn në reagimin e tyre.

Vjosa Berisha ishte një tifoze e zjarrtë e Kombëtares së Kosovës. /Gazeta Express/