Kroacia thyen “mallkimin” me fitoren ndaj Francës - Gazeta Express
string(47) "kroacia-thyen-mallkimin-me-fitoren-ndaj-frances"

Sport

Gazeta Express

13/06/2022 23:03

Kroacia thyen “mallkimin” me fitoren ndaj Francës

Sport

Gazeta Express

13/06/2022 23:03

Kroacia mposhti sonte Francën në ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit 1 në Ligën A në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kroatët fituan në udhëtim me rezultatin minimal 0:1, shkruan Gazeta Express.

Golin e vetëm dhe të fitores për mysafirët e shënoi Luka Modric nga pika e bardhë.

Kjo ishte hera e parë në histori që Kombëtarja e Kroacisë shënoi fitore ndaj asaj të Francës.

Nga nëntë përballjet paraprake, francezët triumfuan në gjashtë prej tyre, teksa tri tjera ishin mbyllur baras. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement