Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah pati një tjetër sezon fantastik, me egjiptianin që shënoi 31 gola në katër gara dhe ndihmoi Liverpoolin të fitonte Kupat e FA dhe Carabao.
Reds përfunduan gjithashtu si nënkampionë në Ligën e Kampionëve, si dhe përfunduan nënkampionë në Premier League pas Manchester Cityt.
Por Salah, në një intervistë për France Football, ndau mendimin e tij se Liverpool meritonte më shumë në finalen e Parisit dhe se skuadra e Jurgen Klopp meritonte të kurorëzohej kampion i Evropës.
“Ne e merituam të fitonim, kishim më shumë shanse. Unë pata dy ose tre raste të pastra, por Thibaut Courtois bëri pritje të jashtëzakonshme. Është puna e tij, kjo është ajo për të cilën Real Madridi e nënshkroi atë. Ishte nata e tij,” tha ai për France Football.
/Gazeta Express/