Ndarja e Shakiras dhe Gerard Piques vazhdon të krijojë polemika, pasi lindin thashetheme të reja për arsyet pse çifti vendosi të ndahej.
Së fundmi u zbulua se këngëtarja kolumbiane kishte punësuar një agjenci detektivësh dhe përmes tyre kishte zbuluar se qendërmbrojtësi i Barcelonës po e tradhtonte, transmeton Gazeta Express.
Është raportuar se Shakira dyshohet se iu drejtua një agjencie për të punësuar detektivë, të cilët do të kishin ndjekur çdo hap të Piques dhe kështu do të zbulonin tradhtinë e tij, sipas emisionit televiziv “El gordo y la flaca”.
Gjithashtu u raportua se Shakira ka në posedim imazhet e Piques pranë gruas me të cilën dyshohet se e tradhtoi dhe nuk do të dalin në dritë sepse ajo ka paguar për to dhe për të pasur privatësi. /Gazeta Express/