Barcelona rivalizohet nga gjiganti anglez për transferimin e Raphinhas - Gazeta Express
string(70) "barcelona-rivalizohet-nga-gjiganti-anglez-per-transferimin-e-raphinhas"

Sport

Gazeta Express

11/06/2022 10:31

Barcelona rivalizohet nga gjiganti anglez për transferimin e Raphinhas

Sport

Gazeta Express

11/06/2022 10:31

Arsenali raportohet se ka shprehur interesim për Raphinhan e Leeds Unitedit.

Klubi londinez synon që të ndryshojë vijën e sulmit për sezonin e ardhshëm dhe braziliani është në listën e klubit, sipas “Goal”.

Gabriel Jesus i Manchester Cityt është objektiv i Arsenalit për pozitën e qendër-sulmuesit, por “Topçinjtë” janë duke monitoruar edhe situatën e bashkëkombësit të tij, Raphinhas, transmeton Gazeta Express.

Ish-futbollisti i Rennes shihet si zëvendësues ideal i Nicolas Pepes, me këtë të fundit që nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

Arsenali nuk ka dërguar ende ndonjë ofertë për 25-vjeçarin, për të cilin interesim ka shprehur edhe Barcelona.

Ndërkaq, Leeds United thuhet se nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 55 milionë euro për Raphinan, i cili ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement