Barcelona ka refuzuar ofertën e parë të Manchesterit për De Jongun, Romano zbulon detajet - Gazeta Express
string(88) "barcelona-ka-refuzuar-oferten-e-pare-te-manchesterit-per-de-jongun-romano-zbulon-detajet"

Sport

Gazeta Express

11/06/2022 9:18

Barcelona ka refuzuar ofertën e parë të Manchesterit për De Jongun, Romano zbulon detajet

Sport

Gazeta Express

11/06/2022 9:18

Barcelona ka refuzuar ofertën e parë të Manchester Unitedit për Frenkie De Jong.

Gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, zbuloi se klubi anglez ka dërguar ofertën e parë drejt katalunasve për mesfushorin holandez, por që është refuzuar nga Barça.

Sipas Romanos, “Djajtë e Kuq” ofruan 60 milionë euro dhe 10 milionë të tjera në formë të bonuseve.

Pavarësisht refuzimit të ofertës, klubet thuhet se kanë mbetur ende në kontakt. Bisedimet mes palëve filluan më 1 qershor dhe po vazhdojnë ende.

Në anën tjetër, De Jong ende nuk ka zbuluar dëshirën e tij. Ish-futbollisti i Ajaxit është ende në pritje.

25-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri më 30 qershor 2026. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement