Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyçyk, tha se nëse Bullgaria nuk jep dritë të gjelbër për fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, kjo do të rezultojë në ngadalësimin e zhvillimit të rajonit, gjë që në asnjë mënyrë nuk do të përfitojë imazhin ndërkombëtar të Sofjes
Ai deklaroi se BE pret nga Sofja që të jap dritë të gjelbër për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, duke shtuar se nuk ka ndonjë mundësi se si t’ju sqarojmë gjeneratave të ardhshme në Bullgari se Shqipëria mund të fillojë procesin e negociatave, ndërsa ato çka “i quajmë si vëllezër dhe ka të drejtë legjitime që të jemi shumë afër, u heqim mundësinë për të qenë pjesë e BE-së.
Siç raportojnë mediat nga Sofia, Kyçyk vlerëson se edhe pse ka presion nga institucionet evropiane mbi Bullgarinë, ky nuk është presion i jashtëm, por legjitim, sepse edhe kryeministri bullgar Kiril Petkov dhe ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska janë pjesë e procesit të negociatave me BE-në.“Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të kthehen në qasje pragmatike dhe të gjejnë të gjitha mundësitë diplomatike dhe politike për çështjet bilaterale”, tha ai.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...