Jeta teatrale e grave sipas Blerta Hazirajt - Gazeta Express
string(43) "jeta-teatrale-e-grave-sipas-blerta-hazirajt"

Jeta teatrale e grave sipas Blerta Hazirajt

Arte

Gazeta Express

25/05/2022 15:55

Me datë 27 maj lansohet numri i limituar i zines ATO nga Blerta Haziraj në librarinë e Prizrenit “Pykë”.

Zinja ATO intervenon në jetën teatrale të grave, nxjerrë nga 18 drama shqipe të botuara e përformuara në Kosovë e Shqipëri, pas periudhës së luftës së dytë botërore. Duke i ri-imagjinuar, prerë e montuar fragmentet e dramave me fotografitë e arkivës së teatrit kombëtar, në faqet e zinës shpaloset një lexim i ri poetik i cili në qendër ka vetëm jetën, dialogjet dhe konfliktet më të fuqishme dramatike të karaktereve gra.

Lexo Edhe:

Përmes ndërhyrjeve në materialet arkivore, fotografive, teksteve teatrale, posterave e dorëshkrimeve origjinale, ATO shkëputen tërësisht nga konteksti i tyre dhe përpjekjet e gëzimet e tyre marrin kuptime të reja – irreale e reale – përmes momenteve më të fuqishme të subjektivitetit dhe subjektivizimit të tyre.

Të premten, Pykë do të jetë e hapur prej mëngjesit deri në ora 4 të pas ditës dhe bashkë do të mund të flitet për ATO dhe hulumtimin e autorës së zinës.

Eventi fillon në ora 10:00.

/Gazeta Express