Erërat e forta godasin Brazilin, pesë të vdekur dhe dëme të shumta materiale (VIDEO) - Gazeta Express
string(81) "ererat-e-forta-godasin-brazilin-pese-te-vdekur-dhe-deme-te-shumta-materiale-video"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 10:28

Erërat e forta godasin Brazilin, pesë të vdekur dhe dëme të shumta materiale (VIDEO)

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 10:28

Pesë persona kanë vdekur dhe dëme të shumta materiale kanë lënë pas erërat e forta, që arritën deri në 124 km/orë dhe përfshinë pjesë të Brazilit.

Dy nga viktimat u regjistruan në lagjen Santa Teresa të Rio de Janeiros, kur u shtypën nga një mur që u shemb për shkak të erërave. Një kamerë sigurie regjistroi momentin e tragjedisë.

Dy persona të tjerë vdiqën pasi u zunë nga pemët, njëri teksa ishte në këmbë dhe tjetri në një makinë, ndërsa viktima e pestë ishte një peshkatar, varka e të cilit u përmbys nga erërat e forta.

Video të tjera kanë treguar materiale që shkulen nga çatitë e ndërtesave dhe bien në rrugë, si dhe skela që rrëzohen nga erërat.

Pamje paniku u regjistruan gjithashtu në plazhe të mbushura me njerëz, të cilët mezi qëndronin në këmbë për shkak të erërave të fuqishme.

Meteorologët shpjeguan se këto fenomene lidhen me përparimin e një fronti të ftohtë në Brazilin qendror dhe jugor. Kur sistemi u përball me një masë ajri të ngrohtë dhe të lagësht, u krijuan kushte për shfaqjen e stuhive, ndryshimeve të papritura të temperaturës dhe shpërthimeve të forta të erës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement