Ermali tregon arsyen pse zihet më shumë me Amin - Gazeta Express
string(47) "ermali-tregon-arsyen-pse-zihet-me-shume-me-amin"

Rozë

Gazeta Express

24/05/2022 8:20

Ermali tregon arsyen pse zihet më shumë me Amin

Rozë

Gazeta Express

24/05/2022 8:20

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Ndonëse kanë shumë vite bashkë, dyshja kanë edhe momente kur grinden.

Mbrëmjen e kësaj të hënë, Ermali ka zbuluar edhe arsyen e debateve me Amin. I pyetur se për çfarë e ngre zërin Ami më shumë në shtëpi, Ermali tha se ajo nuk e ka në natyrë të ngrejë zërin, ama grindjet mes tyre, pa dyshim që ndodhin.

Lexo Edhe:

“Për çfarë mund të grindemi ne më shumë? Sigurisht, për fëmijët, që unë të merrem më shumë me mësimet e Joelit. Po unë kam edhe mësimet e mia, që mezi i bëj. Një njeri vetëm një palë mësime mund të bëjë”, u shpreh ai në Piter Pan./abcnews.al